Gjykata e Lartë pritet ta shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për lirim nga burgu, caktohet data
14 prill 2026
| 12:27
Gjykata e Lartë e Shqipërisë do të shqyrtojë kërkesën e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 23 prill.
Meta ka bërë kërkesë për lirimin nga burgu dhe është drejtuar disa herë me kërkesë Shkallës së parë dhe të dytë të gjyqësorit, por që i janë rrëzuar.
Sipas mbrojtjes së Ilir Metës, rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim, raporton “Euronews.al”.
Ai akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.



