Zëdhënësi i qeverisë që u dënua me 1 vjet e gjysmë burgim thotë se është ballëhapur

14 prill 2026 | 16:51

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës dhe Vetëvendosjes është dënuar me 1 vjet e gjysmë burgim, për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Ai aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka thënë se e ka pritur ballëhapur.

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballëhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet e së martës tregojnë se Milani nuk do të…