Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

15 prill 2026 | 08:32

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Seanca pritet të nisë në ora 09:30.

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vijuar sërish me deklarata…