Çështja e presidentit, Kurti: Jemi në komunikim, kur ka rezultate ju njoftojmë (video)
15 prill 2026
| 11:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për media për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë në komunikim me kryetarët e partive opozitare dhe në momentin kur ka rezultate do të njoftojnë.
“Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, ka thënë Kurti.



