Sulmuesi Ekitike humb Botërorin
15 prill 2026
| 13:40
Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë në prag të Kampionatit Botëror.
Sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar këputje të tendinit të Akilit gjatë ndeshjes Liverpool – PSG, të martën mbrëma, dhe do të mungojë në Botërorin që mbahet këtë verë në ShBA, Meksikë e Kanada.
Ekitike, gjithashtu ka mbyllur edhe sezonin aktual para kohe me skuadrën e Liverpoolit shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Francezi pritet të mungojë të paktën nëntë muaj, që do të thotë pritet të rikthehet në fushë vitin e ardhshëm.
23-vjeçari iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar nga Eintracht Frankurti dhe këtë sezon ka shënuar 17 gola për ekipin anglez, ndërsa me Francën ka 2 gola në 8 paraqitje.



