Llapi-Prishtina ndez fundjavën futbollistike

16 prill 2026 | 11:44

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës 29 në Superligë, e cila sjell përballje mjaft interesante.

Pa dyshim vëmendja kryesore është përqendruar te dueli ndërmjet Llapit e Prishtinës, që pritet të zhvillohet të shtunën në Podujevë.

Kjo përballje, e cila luhet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, konsiderohet si ndeshja kryesore e xhiros, duke pasur parasysh rivalitetin tradicional dhe rëndësinë e pikëve në këtë fazë të kampionatit.

Llapi synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë një fitore të madhe, ndërsa Prishtina udhëton me objektivin për të mos dalë duarbosh nga Podujeva.

Në të njëjtën ditë, një tjetër përballje zhvillohet në Ferizaj, ku skuadra nikoqire e pret Prishtinën e Re, që nis po ashtu nga ora 15:00.

Ndërkohë, të dielën janë në program tri ndeshje të tjera, të gjitha me fillim nga ora 15:00.

Gjilani përballet me Dukagjinin në Gjilan, në një duel ku vendasit kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

Malisheva do të ketë përballë Ballkanin, ndërsa xhiro mbyllet me takimin ndërmjet Drenicës e Dritës në Skenderaj.

Me ndeshje të forta dhe pikë jetike në lojë, xhiroja e 29-të pritet të ndikojë dukshëm në renditjen tabelare, ndërsa sytë e tifozëve mbeten të përqendruar te supersfida Llapi–Prishtina, që premton spektakël dhe emocione deri në minutën e fundit.

May be an image of text that says 'FFK FEDERATA albi MALL SUPERLIGA KOSOVES XHIRO 29 1932 OKF.LLAPIO LLAPI , 18.04.2026 15:00 STARIUMI ZAHIR AJAZII" PODUJEYỄ FCPRISHTINA PRISHTINA ECFERIZAJ う 4 FERIZAJ SHTUNE 18.04.2026 15:00 STADIUIMI ιαΥ, FERIZAJ 好PRISHTRA紙 PRISHTINA E RE GJILANI 1945 GJILANI DIEL, 19.04.2026 15:00 STANIUMI BARI BARI ARTIFIGIAL JILAN DUKAGJINI DUKAGJINI HALISHEVA MALISHEVA DIEL, 19.04.2028 15:00 STADIUMI LIMAN EGAJ MALISHEYE FCBALLKANI BALLKANI BRENIC C ENDERA DRENICA Ις 19.04. 2026 15:00 STADILMI 'EAJRIHALU",BKENDERJJ SKENDERAJ DRITA 1947'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani është një prej sulmuesve më…