Nico Paz flet për thashethemet rreth Interit dhe rikthimit te Real Madridi

17 prill 2026 | 13:21

Nico Paz, talenti argjentinas i lindur në vitin 2004, i cili aktualisht luan për Comon, po e ngroh tregun e transferimeve, pasi po lidhet me një transferim të madh në verë.

Ylli argjentinas ka folur në lidhje me sezonin e tij me Comon nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas, si dhe mundësitë e tij për një transferim të madh gjatë verës.

“Po kalojmë një sezon të mirë; sinqerisht, nuk e prisnim të ishte kaq i bukur, por puna e jashtëzakonshme që kemi bërë po jep frytet e saj dhe mendoj se e meritojmë”, ka thënë fillimisht Paz për SportMediaset.

“Fabregas ka qenë faktori më i rëndësishëm. Ai ka shumë besim tek ne; është një trajner i ri, dikush që jeton për futbollin, punon shumë, studion shumë dhe më lejon të luaj ashtu siç dua. Kjo është thelbësore”.

“Kur luaj futboll, përpiqem të bëj gjërat e mia. Nuk mendoj për gjëra jashtë fushës, vetëm për lojën. I bëj presion vetes”.

“Kontakte me Interin? Jo, nuk ka pasur asgjë. Real Madridin? Nuk dua të mendoj për këto gjëra. Jam 100% i përqendruar këtu në Como. Dua të jap gjithçka në fushë këtu. Nëse ka një mundësi në të ardhmen, do ta shohim”, përfundoi ylli i Comos.

Ndryshe, Paz synon ta udhëheqë Comon drejt Ligës së Kampionëve dhe finales së Kupës së Italisë, duke ëndërruar që Kupa e Botës të lançojë një të ardhme profesionale gjithnjë e më ambicioze që, për momentin, mban aromën e një rikthimi në Real Madrid. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona…