200 milionë dollarë për ta lënë politikën, Kelmendi zbulon ofertën marramendëse të IFC-së
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka bërë një deklaratë interesante në emisionin Rubikon, të Klan Kosovës.
Ai zbuloi se kishte marrë një ofertë prej 200 milionë dollarësh nga International Finance Corporation (IFC), me kusht që të largohej nga politika.
Sipas tij, në perëndim politikanët shpesh perceptohen si të ndikuar nga politika dhe se ajo ndikon në rritjen e bizneseve të tyre.
“Me dijeninë që unë e kam mund të bëhem edhe miliarder. Jemi shtet i vogël dhe pamundësia jonë si Kosovë të kemi financime të larta. Unë kam pasur ofertë financiare prej IFC-së 200 milionë dollarë që me lanë politikën, për arsyeje se politikanët u vlerësojshin në perëndim si të ndikuar prej politikës, apo sikur politika ka ndikuar në rritjen e biznesit edhe mua më është dashur me çu dorë mos me i marrë”, tha Kelmendi në Rubikon.
Megjithatë, Kelmendi theksoi se motivi i tij kryesor nuk është pasurimi personal, por zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës në vend.
“I kam në ofertë edhe 100 milion sot, po çka t`iu bëjë, qysh të hapi vende pune, ta zhvilloj Kosovën. Mua nuk është ka më duhet kjo, mua po më duhet një jetë e qetë e dashur,një jetë e imja familjare edhe kur qarkulloj rrugëve të Kosovës të më shohin qysh po më shohin qytetarët si njeri i popullit. nëse kishim pasur investitorë të huaj, vlera jonë ish minimuzu për shkak se kishim pasur koloritet të bizneseve të ndryshme që e pasurojnë jetën e punëtorëve, e bëjnë më të mirë jetë e tyre, konkurrueshmërinë dhe një treg homogjen të përbashkët investitor vendorë e ndërkombëtar”, tha më tej Kelmendi.



