Selin, fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania
19 prill 2026
| 08:22
Të shtunën ka përfunduar zyrtarisht finalja e madhe e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Pas një aventure që zgjati 120 ditë, rrugëtimi i banorëve shkoi drejt fundit, me vetëm katër finalistë që luftuan për çmimin e madh në finale: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin.
Fituese e këtij edicioni u shfaq balerina 23 vjeçare, Selin Bollati, pasuar në vendin e dytë nga këngëtarit i grupit WSF, Armir Shahini (Miri).
Vendi i tretë shkoi për trajnerin e fitnesit, Mateo Borri, ndërsa i fundit nga finalistët u shpall Rogert Sterkaj.
Mbrëmja solli emocione të shumta e plot surpriza, të cilat ngërthyen para televizionit mbarë publikun shqiptar.



