“Duhet të jetë për neve”: Kurti ia ngarkon me urgjencë të majtës udhëheqjen e gjeopolitikës
Nga “Global Progressive Mobilisation” në Barcelonë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ngarkoi së majtës, me urgjencë, misionin që t’ua marrë të djathtëve drejtimin e gjeopolitikës, ndonëse, sipas tij, kjo s’ka qenë tradicionalisht ndër top prioritetet të së majtës.
Kurti e nisi fjalën me tone fort serioze që në hyrje, duke e cilësuar tubimin si diçka më shumë sesa një konferencë politike: “Kjo është ngjarje botërore. E Majta është bashkuar.”
Madje, ai shkoi edhe më tej kur tha se “ky organizim i kësaj konference është historike në vete”, duke shtuar se e majta ndodhet përballë një sprove serioze, në dritën e “presioneve globale në rritje”.
“Jam i lumtur që mund të kontribuojë në këtë diskutim, për të tejkaluar mospajtimet brenda të Majtës. Pikërisht tash kur presionet globale po rriten. Tash kurrë më shumë se kurrë e Majta duhet të dëshmojë qartësi, lidership dhe vendosmëri. Prandaj ky organizim i kësaj konference është historike në vete.” – tha Kurti.
Kurti foli më tej për nevojën e mbështetjes së të majtëve evropianë për integrimin në Bashkimin Evropian, teksa shtoi se, ndonëse kjo është një temë që tradicionalisht nuk ka qenë prioritet i së majtës, gjeopolitika tashmë duhet të trajtohet me shumë seriozitet dhe se, siç u shpreh ai, “është shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve.”
“Na duhet ndihma e krejt të majtëve në Evropë, që të hymë në Evropë më herët e jo më vonë. Po ashtu, sepse më vonë, mund të jetë edhe shumë vonë.” – tha ai.
“Kjo nuk është një temë që e majta e konsideron prioritet, tradicionalisht po flas. Duke e parë këtë si temë gjeopolitike që i përket të djathtës. Por, në pikëpamjen time kjo duhet të ndryshojë. Gjeopolitika gjithashtu duhet të jetë për neve të majtëve, ta analizojmë, të mendojmë dhe të dalim me qëndrime tona. Gjeopolitika është shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve.” – tha kreu i qeverisë.
Kurti ua vizatoi të praninshmëve edhe hartën e vërtetë të identitetit europian, duke deklaruar se, sipas tij, “të jesh evropian është lehtë në Bordo dhe Shtutgard”, por sfida e vërtetë qëndron kur duhet të jesh europian në Ukrainë, Moldavi apo Ballkan.
“Në të njëjtën kohë kjo vjen nga bindja që BE-ja është vizioni më i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet. Sidoqoftë, të jesh evropian është lehtë në Bordo dhe Shtutgard, por më shumë që duhet të bëhemi merak është të jesh evropian në Ukrainë, Molldovë, në Ballkan. Ose përgjat nga kontinentit, nga Bellfasti në Stamboll.” – tha Kurti.
“Dhe e fundit për sa jetojmë në kohëra aleancash ushtarake, tash na duhen edhe aleanca të demokracive, veç atëherë jemi në shërbim të të gjithë popujve, dhe jo elitave.” – shtoi ai./nacionale.com



