Rukiqi për ofertën e Kurtit: Qëllimi ka qenë i qartë, ose president nga LV-ja, ose vendi në zgjedhje”

20 prill 2026 | 14:51

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kanë arritur marrëveshje për presidentin.

Pas kësaj, Berat Rukiqi nga LDK-ja, ka thënë se LV-ja asnjëherë nuk ka pasur qëllim një marrëveshje për Presidentin.

Sipas tij, qëllimi ka qenë i qartë, presidenti nga LV-ja ose zgjedhje.

“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin.  Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga LV-ja, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, që nëse dështon vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e xhiros së 30 në Superligën e Kosovës, Prishtina-Gjilani…