Deputetja e VV-së ironizon Abdixhikun: “LDK-së i ka mbetur hatri që s’e ka ftuar NASA”

20 prill 2026 | 18:22

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka komentuar takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e krizës së presidentit.

Pas takimit, Kurti deklaroi se palët nuk kanë arritur pajtim për propozimin e tij drejtuar LDK-së për bashkëqeverisje.

Në reagimin e saj në Facebook, Kryeziu-Hyseni ka përdorur tone ironike ndaj LDK-së:

“Po më duket se LDK-së i ka mbetur hatri që nuk e ka ftuar NASA për t’iu bashkangjitur misionit Artemis II, për një shëtitje të qetë rreth Hënës. Prandaj, çfarëdo oferte këtu në Tokë, për ta është e papranueshme”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ditë pushim dhe shumë argëtim ju presin këtë 1…