Nesër shpallet aktgjykimi për Naim Murselin
20 prill 2026
| 22:38
Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur pritjet e familjes lidhur me vendimin e gjykatës, duke theksuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
“Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre”, ka shkruar ai.



