Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker

21 prill 2026 | 16:49

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker.

Para takimit mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërkaq takim është i mbyllur për medie.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër në vendin tonë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ambasadori i ShBA-së në NATO,  Mathew Whitaker.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 38-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të sfidojë logjikën me…