Djali i Agim Ramadanit i reagon Gecit: Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua – analfabet

21 prill 2026 | 22:54

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të tij në seancën e Kuvendit, ku krahasoi ish-presidentin Hashim Thaçi me Naim Murselin. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani e ka cilësuar këtë deklaratë si degradim dhe mungesë të klasës dhe dinjitetit.

Postimi i plotë:

Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti.

Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje.

Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet! Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Geci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt,…