Krasniqi: Nëse dënohen drejtuesit e UÇK-së, në atë pako inkriminohet edhe NAT0

22 prill 2026 | 14:47

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se dënimi eventual i liderëve të UÇK-së në Hagë mund të sjell pasoja të mëdha për shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se një dënim i tillë do të inkriminonte edhe intervenimin e NATO-s.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se në atë rast NATO do të gjendej nën breshërinë e sulmeve të opinionit publik dhe të qeverive që nuk e njohin Kosovës si shtet.

“SKENARI I ERRËT SE SI MUND TË ZHBËHET SHTETI YNË/ Nëse dënohen drejtuesit e UÇK-së, në atë pako inkriminohet edhe NAT0, për lidhjet e saj me UÇK-në dhe për bombardimet kundër Jugosllavisë. NATO do të gjendej nën breshërinë e sulmeve të opinionit publik dhe të qeverive që nuk e njohin Kosovës si shtet. NATO do të mundt të rishikonte/suprimonte Marrëveshjen Ushtarake-Teknike të Kumanovës, e cila i ka detyruar forcat serbe të largohen nga Kosova. Pas një veprimi të atillë në K.S të OKB-së Rusia do të kërkonte të bëhej riafirmimi i termave të rezolutës 1244, ku Kosova trajtohet si pjesë e ish Jugosllavisë. Me atë gjë do të bëhej edhe hapja e procesit të kontrolluar të rikthimit të personelit të ushtrisë serbe në pikat kufitare të Kosovës, siç parashihte rezoluta 1244. Ky do të ishte fillimi i shpërbërjes së Kosovës si shtet. Pra, kushdo që kërkon dënimin e krerëve të UÇK-së, kërkon zhbërjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Kosova është zyrtarizuar një…