Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu: Do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë

22 prill 2026 | 14:54

11 prilli ishte afati i fundit kur duhej të emërohej anëtari i fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Por, edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet emërimi i tij nuk ka ndodhur ende.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka folur sot për këtë çështje duke thënë se ky proces është dashur të përmbyllet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Ajo ka shtuar se për këtë çështje do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë.

“Në raport me këtë çështje, janë tejkaluar të gjitha afatet, mendoj që ka qenë një proces kushtetues që është dashur të përmbyllet nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë. Unë kam thënë që proporcionaliteti, përfaqësimi dhe fuqia politike nuk mund të shkelen. Nuk mund unë që ta mohoj vullnetin e qytetarëve, nuk mund që ta shtyp atë, ose që me një vendim timin të veproj në kundërshtim”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministri Albi…