Ferizaj në finale të Kupës, eliminon Llapin

22 prill 2026 | 17:12

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës për këtë edicion.

Ferizajasit arritën ta eliminonin Llapin në gjysmëfinale.

Dueli i parë i zhvilluar në Podujevë përfundoi me fitore 1:2 të Ferizajt.

E ky rezultat doli të ishte vendimtar, pasi sot në Ferizaj, ndeshja nuk e prodhoi asnjë gol.

Kësisoj, Ferizaj i gëzohet kualifikimit në finale, aty ku e pret Dukagjini, i cili e eliminoi Ballkanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saime Isufi  Ka libra që lexohe, por ka edhe libra…