Dëshira e deputetit të Vetëvendosjes që Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm, reagon Endrit Thaçi
22 prill 2026
| 18:36
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të babait të tij bashkë me Adem Jasharin.
Ai këtë fotografi e ka publikuar pas përplasjeve që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës rreth emrit të babait të tij pasi një deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se Thaçi do të ketë fatin e Naim Murselit me burg të përjetshëm.
Këtë deklaratë e ka bërë anëtari i GUXO, Fatos Geci, gjë për të cilën i kanë reaguar ashpër nga PDK.




