Musliu i reagon deputetit të Guxo për gjuhën seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi

22 prill 2026 | 20:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputeti të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci, pasi përdori gjuhë seksiste ndaj Vlora Çitakut.

Musliu tha se Çitaku nuk ofendohet e as nuk frikësohet, duke thënë se zëri i tyre do të jetë gjithmonë më i fortë sesa çdo tentativë për ta shuar atë.

“Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë”.

“Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Jo pse Vlora ndjehet e ofenduar as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete kanë thyer barriera kanë mposhtur aqrmiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë. Prandaj, kushdo që mendon se mund të na heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë. Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e ka ndaluar një rast të dyshuar kontrabande në…