Begaj për vdekjen e Qosjes: Pusho në paqe, profesor
23 prill 2026
| 14:25
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.
Begaj është shprehur se Qosja ishte një prej mendjeve më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!” ka shkruar Begaj në “Facebook”.
Qosja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.



