U përcoll me ceremoni në prani të familjes së ngushtë, ky është varri i Rexhep Qosjës në Dragodan
23 prill 2026
| 18:18
Akademiku Rexhep Qosja është varrosur këtë të enjte në varrezat e Dragodanit.
Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare, derisa lajmi u bë i ditur nga familja e veprimtarit të shquar.
Nipi i tij bëri të ditur se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.
Sipas njoftimit, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.




