Muhamet Mavraj: Për mendimet e tij, Qosja pagoi çmim të madh

25 prill 2026 | 00:13

Botuesi Muhamet Mavraj, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se Rexhep Qosja nuk është brengosur kurrë se sa do t’i kushtojë mendimi i tij, ndërsa për to pagoi një kosto të lartë.

Ai thotë se akademiku Qosja do të kujtohet si këmbëngulës i madh i mendimit personal, në dëm të famës publike personale.

“Ai s’është brengos se sa i kushton mendimi i tij dhe ne kemi pas shumë mendime që nuk jemi pajtuar me të, por e kemi respektu, për shkak se i ka thënë në mënyrën e tij, i ka mbrojt në mënyrën e tij dhe i ka pagu me kosto shumë të lartë publike për mendimet e tij. Në fund të fundit, Qosja do të kujtohet si një intelektual që e ka mbrojtur të vërteten e vet”.

“U pa tek akti i fundit publik që u bë, do të thotë testamenti që demonstroi një liri radikale, individuale, rrënjësore e pa pame deri tani. Kemi pas edhe më përpara personalitet që është ik nga kjo botë me testament të ngjashëm, por ky ishte pak më radikal. E kam fjalën për Ejup Statovcin”, ka thënë Mavraj.

Ai poashtu tha se testamenti u bë më lajm sesa vdekja e vetë Rexhep Qosjes, ndërsa shtoi se do të kujtohet përherë si krijues i librave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Hisen Berisha ka folur rreth situatës së fundit në…