Hisen Berisha thotë se kriza politike po gjenerohet nga vetë Kurti: Ai synon të blejë kohë shtesë për t’i etabluar zgjedhjet
Ish-deputeti Hisen Berisha ka folur rreth situatës së fundit në vend, konkretisht për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje të reja.
Ai ka theksuar për Ntv Televizion se Kurti duhet ta dijë se, kur nuk ke numra, atëherë nevojitet marrëveshje politike dhe kompromis. “Nuk mund të imponosh kandidatura”, ka thënë Berisha.
“Loja e Albin Kurtit me këto oferta për negocim ka për qëllim të blejë kohë shtesë për t’i etabluar zgjedhjet në një moment të përshtatshëm, për t’iu shmangur krijimit të institucioneve dhe përgjegjësisë që ka në përmbushjen e detyrave që po ia kërkojnë ndërmjetësit e Bashkimit Evropian dhe emisarë të ndryshëm që po vizitojnë Kosovën. Kriza po gjenerohet nga vetë ai, i cili e ka në dorë ta zgjidhë”, ka deklaruar Berisha.
Poshtë keni intervistën e plotë👇



