Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

25 prill 2026 | 10:06

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Në një njoftim për media nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, bëhet me dije se të shtunën, nga ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare.

Në rend dite janë 5 pika, si në vijim: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë; Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, ku janë…