Shtrenjtohet dy centë nafta, MINTI publikon çmimet e lejuara për sot
25 prill 2026
| 10:29
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës. Nafta sot mund të shitet deri në 1.65, benzina 1.42, ndërsa gazi 0.87.
Krahasuar me dje, tavani për naftën u rrit për dy centë dhe po kaq u rrit edhe për benzinën.



