PDK në Zvicër në mobilizim të strukturave, thotë Shaip Kadriaj

25 prill 2026 | 14:15

Në kuadër të vizitave dhe bashkëbisedimeve me strukturat e saj, Sekretari i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka vizituar nëndegën në St. Gallen, ku është pritur nga kryetari i deritanishëm, Drin Çeku, dhe anëtarët e kryesisë.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar puna dhe angazhimi i nëndegës në St. Gallen, e cila konsiderohet ndër më aktivet, me potencial të madh dhe me një frymë të theksuar organizimi dhe bashkëpunimi. Po ashtu, është diskutuar për aktivitetet e deritanishme, planet për të ardhmen, si dhe për zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturës.

Në këtë takim, kryetari i deritanishëm, Drin Çeku, ka paraqitur dorëheqjen e tij për arsye personale, pasi për një periudhë kohore nuk do të jetojë në Zvicër.

Pas kësaj, kryesia e nëndegës ka emëruar nënkryetarin, Flamur Salihu, si ushtrues detyre të kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.

Me këtë rast, Kadriaj ka falënderuar Çekun për kontributin dhe angazhimin e tij, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Së bashku vazhdojmë fuqishëm për një organizim më të mirë dhe për një diasporë sa më të bashkuar në Zvicër”, ka deklaruar Kadriaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga dita…