S’kalon as mocioni për shqyrtimin e dytë për Byronë – u tentua të bëhet me shmangie nga afatet që i përcakton rregullorja

25 prill 2026 | 16:38

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës nuk janë miratuar as dy pikat e fundit të rendit të ditës.

Me 62 vota për, 48 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk miratoi shmangien e trajtimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Po ashtu, me 60 vota për, 47 kundër dhe një abstenim, Kuvendi nuk miratoi propozimin që shqyrtimi i projektligjit për energjinë të bëhet me shmangie nga afatet procedurale.

Opozita ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po i dërgon në Kuvend projektligjet me procedura të përshpejtuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Halil Matoshi Oferta e fundit e tij për grupet…