Marrëveshja Lumir–Vjosa: kjo është formula e listës që po qarkullon brenda LDK-së

25 prill 2026 | 21:41

Një formulë e detajuar për strukturimin e listës zgjedhore në LDK po qarkullon në prapaskenë, në kuadër të diskutimeve për një afrimi të mundshëm mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, mëson Sinjali nga burime të besueshme pranë zhvillimeve.

Sipas këtyre burimeve, në krye të listës parashihet që në numrin një të jetë Vjosa Osmani, ndërsa në numrin dy Lumir Abdixhiku.

Në dhjetëshen e parë, sipas të njëjtave burime, Vjosa do të ketë mundësinë të përzgjedhë edhe tre kandidatë të tjerë, ndërsa Lumiri pesë, duke reflektuar një ndarje të caktuar të ndikimit në pjesën më të rëndësishme të listës.

Ndërkohë, në dhjetëshen e dytë raporti ndryshon, ku gjashtë pozita i takojnë Vjosës dhe katër Lumirit.

Burimet theksojnë se bëhet fjalë për një formulë që po diskutohet në kuadër të përpjekjeve për balancim të përfaqësimit brenda partisë, ndërsa nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga LDK për një marrëveshje të tillë.

Zhvillimet e fundit tregojnë se diskutimet për listën dhe konfigurimin politik brenda LDK-së janë në një fazë intensive, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo formulë do të marrë formë përfundimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 36-vjetorit të vdekjes së veprimtarit të çmuar…