Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin me pagë të rritur
26 prill 2026
| 10:57
Amir Rrahmani do të mbetet pjesë e Napolit edhe për disa vite të tjera.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020 dhe ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029.
Kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin skadonte në vitin 2027 dhe ai ka refuzuar oferta nga Fenerbahce dhe klubet arabe për t’i qëndruar besnik Napolit.



