Ilir Meta paraqitet në gjyq duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare

27 prill 2026 | 12:45

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili u paraqit në sallën e GJKKO duke përshëndetur simpatizantët dhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ai ka kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen drejtpërdrejt për mediat, kërkesë për të cilën gjykata pritet të shprehet në vijim, shkruan JOQ Albania.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024 dhe është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Sipas akuzës, ai dhe bashkëpandehurit dyshohet se kanë përdorur skema korruptive dhe ndikim politik për përfitime të paligjshme.

Në seancën e sotme pritet gjithashtu vendimi për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë, përfshirë familjarë të Monika Kryemadhit dhe ish-zyrtarë të AKEP. Meta dhe Kryemadhi kanë kërkuar më herët pushimin e çështjes ose kthimin për hetime të mëtejshme, ndërsa procesi vijon në GJKKO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka…