Liga e Kampionëve rikthehet me duelet gjysmëfinale
27 prill 2026
| 12:59
Liga e Kampionëve do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e para gjysmëfinale, të cilat pritet të jenë interesante dhe me rivalitet të madh.
Një gjysmëfinale të martën dhe tjetra të mërkurën, do të zhvillohen në Paris dhe Madrid, të dyja me fillim nga ora 21:00.
Gjysmëfinalja e parë, do të jetë ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit, kampionit në fuqi të Evropës dhe Bayern Munchenit, skuadra favorite për të triumfuar këtë sezon në Champions.
PSG-ja eliminoi Liverpoolin, ndërsa Bayerni ishte më i mirë se Real Madridi pas dy ndeshjeve të luajtura në fazën çerekfinale.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë, do të përballen Atletico Madridi dhe Arsenali, skuadra që në çerekfinale eliminuan Barcelonën, përkatësisht Sportingun e Lisbonës.



