100 paraqitje për Hoxhën, kampion me Dinamon

27 prill 2026 | 13:01

Skuadra e Dinamo Zagrebit, tashmë ka siguruar titullin e kampionit të Kroacisë edhe pse deri në fund të sezonit aktual kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Dinamo, të dielën mposhti 2:1 Varazhdinin për t’u konfirmuar kampion i Kroacisë, ndërsa për sulmuesin e krahut, Arbër Hoxhën, kjo ishte një ndeshje e veçantë.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, regjistroi paraqitjen e tij jubilare, të 100-të dhe për këtë u nderua me dhuratë speciale nga klubi kroat.

Hoxha prej vitit 2024 është pjesë e Dinamos, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Në sezonin aktual, 27-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 7 asistime në 29 ndeshje të luajtura në kampionatin e Kroacisë.

May be an image of soccer, football and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet…