Blerta Deliu: Puç institucional, pa 80 deputetë nuk ka votim
27 prill 2026
| 23:03
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se nisja e votimit për Presidentin nga VV me veç 64 deputetë në sallë, është “puç institucional”.
Deliu ka deklaruar se pa 80 deputetë në sallë nuk ka votim, por vetëm shkelje.
“Është puç institucional. Pa 80 deputetë në sallë nuk ka votim, ka vetëm shkelje. Pikë”, ka shkruar Deliu.
Seanca e sotme u bojkotua nga opozita. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi e ndërpreu seancën e sotme, njoftoi se do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00, teksa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë.
Për Presidente u propozuan Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.



