Musliu: Kur kapen institucionet dhe anashkalohen ligjet, rrëshqasim drejt një forme të grushtit të shtetit

28 prill 2026 | 10:48

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron zgjedhjen e presidentit jashtë rregullave demokratike.

Ajo ka bërë me dije se kjo është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit.

Musliu ka shkruar në “Facebook” se Kosova meriton ligj dhe respektim të demokracisë.

“Kur institucionet kapen, ligjet anashkalohen dhe vendimet merren jashtë rregullave demokratike, kjo nuk është më qeverisje është rrëshqitje e rrezikshme drejt një forme të grushtshtetit. Kosova meriton rend, ligj dhe respekt për demokracinë, jo improvizim dhe kapje të shtetit”, ka shkruar Musliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë…