Kryetari i Deçanit: Puçi karate ndaj Kosovës ka ndodhur mbrëmë, shteti në rrezik

28 prill 2026 | 11:38

Kryetari i Komunë së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht për zgjedhjen e presidentit.

Ramosaj ka thënë se jemi përballë rrezikut të funksionimit normal të shtetit.

“Gjendje e parapërgatitur nga kriza politike institucionale e vazhdueshme në Kosovë! Për këtë gjendje duhet të marrë përgjegjësi pushteti i cili në fakt është prodhues i kësaj krize! A do ketë pasoja ndërkombëtare? Vlerësoj që po, mund të sanksionohemi, të izolohemi, të mos jemi të besueshëm etj etj!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se konsekuencat e shkeljes së kushtetutës të shtetit kanë të bëjnë me jetën tonë dhe cenimin më flagrant të lirive dhe të drejtat e njeriut.

“Puçi karate ndaj Kosovës ka ndodhur mbrëmë, shpresoj mos të vazhdoj sot! Marre. Marre jo veç marre! Tradhti ndaj shtetit nga super kriminelët që e kanë një SHEF!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës…