Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSh-së për vendosjen e flamurit shqiptar në akademi përkujtimore

28 prill 2026 | 16:46

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pranuar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij dhe KKSh-së, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në një aktivitet përkujtimor.

Për këtë, ka njoftuar vet Rexhepi.

“Sot kam pranuar  procedurë kundërvajtje ndaj meje dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor në nderim të Jonuz Musliut. Flamuri ynë nuk është provokim, por është identitet dhe dinjitet. Përdorimi i tij në një aktivitet përkujtimor është i natyrshëm dhe legjitim”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo është hera e tretë që thirret për të njëjtën gjë.

“Ndërsa institucioni që përfaqësoj përballet për herë të dymbëdhjetë për flamurin tonë. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të drejtën tonë për të përdorur simbolet kombëtare, me dashuri dhe vendosmëri”, ka shkruar Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të martën se po largohen…