Seanca për presidentin dështon sërish: Albulena Haxhiu e ndërpret, vazhdimi në orën 23:00

28 prill 2026 | 19:49

Kuvendi i Kosovës do të provojë për herë të fundit zgjedhjen e një presidenti të ri, në seancën e thirrur për në ora 23:00.

Seanca e thirrur për në orën 19:00, u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu bëri të ditur se do të mbajnë edhe një seancë tjetër sot, ndërsa i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë.

“Ne i kemi edhe disa orë, me këtë rast po e vlerësoj të rëndësishme ta mundësojmë edhe një seancë. Jam e detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpres këtu dhe iu bëj thirrje që në orën 23:00 të vijnë sërish në seancën plenare”, deklaroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund…