Akademiku Rexhep Qosja, më 3 nëntor 1988, i kishte dhuruar Heroit të Kosovës, Fahri Fazliut, librin e tij për Asdrenin me një dedikim në dorëshkrim
28 prill 2026
| 20:19
Akademiku Rexhep Qosja, tashmë i ndjerë, më 3 nëntor 1988 ia kishte dhuruar Fahri Fazliut (tanimë Hero i Kosovës), librin e tij për Asdrenin, me një përkushtim të shkruar nga vetë autori.
Fahriu ia kishte dërguar një fotografi të Asdrenit, të realizuar së bashku me bashkëveprimtarë të kolonisë shqiptare në Bukuresht, Rumani.
Rexhep Qosja ishte mahnitur nga kjo fotografi origjinale dhe e pabotuar deri atëherë dhe, në shenjë respekti e vlerësimi, vendosi t’ia dhurojë këtë libër Fahriut.
Një vit pas këtij takimi miqësor dhe dhurate të çmuar, më 2 nëntor 1989 Fahri Fazliu ra dëshmor në Prishtinë, së bashku me shokun e tij të idealit, Afrim Zhitia.



