Haradinaj: Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti

29 prill 2026 | 13:43

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.

“Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit. Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit. Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin. Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti. Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë. Vendimmarrja i është kthyer atij. Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin. Për Kosovën deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtarët që mbulojnë gojën derisa flasin me kundërshtarë gjatë përplasjeve…