Kadri Veseli mbërrin në Iowa të SHBA-së

06 dhjetor 2018 | 00:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Veseli përpos takimeve në Uashington e Nju Jork, do të ketë takime edhe në shtetin e Ajovës, një shtet me të cilin Kosova i ka raportet reciproke shumë pozitive në shumë lëmi.

Në një postim në rrjetin social në “Facebook” përfaqësuesi i Kosovës në shtetin e Iowa-s, Xhavit Gashi, ka postuar një foto me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin të cilit i ka uruar mirëseardhje në shtetin e Iowa-s.

“Me Kryetarin Veseli nga Chicago për në Des Moines. Mirësevjen në Iowa”, ka shkruar Konsulli i Pergjithshëm në Shtetin e Iowa-s, Xhavit Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar edhe filmi autobiografik i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare,…