Sot në Prishtinë promovohet libri i ambasadorit Zef Mazi për diplomacinë e Kosovës
Shtëpia botuese Onufri ka njoftuar për promovimin e librit më të ri të ambasadorit Zef Mazi, me titull “Kosova, lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991–1999)”.
Ngjarja do të mbahet sot, më 29 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.
Libri trajton periudhën 1991–1999 dhe hedh dritë mbi rolin e diplomacisë së padukshme në zhvillimet që ndikuan në fatin e Kosovës gjatë viteve vendimtare.
Në këtë promovim pritet të marrin pjesë personalitete nga fusha e diplomacisë, akademisë dhe jetës publike, si dhe lexues e studiues të interesuar për historinë moderne të Kosovës.
Nëpërmjet këtij botimi, ambasadori Mazi sjell një këndvështrim të veçantë mbi proceset diplomatike që, sipas autorit, luajtën rol kyç në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve për Kosovën.



