210 ton materiale dhe mbi 8 mijë drita LED, zbulohet skena e Eurovision 2026
29 prill 2026
| 16:08
ORF dhe European Broadcasting Union kanë publikuar videon e parë të skenës për Eurovision Song Contest 2026.
Me një sipërfaqe prej 2,000 metrash katrorë, mbi 210 ton materiale, 8,500 drita LED dhe dy javë kohë ndërtimi, skena është tashmë gati për 35 shtetet pjesëmarrëse.
Provat e para në sallën Wiener Stadthalle do të nisin më 2 maj.
Organizatorët zbuluan detajet kryesore të dizajnit që në muajin dhjetor. Koncepti është modern dhe bazohet në lëvizjen, lidhjen dhe frymëzimin arkitekturor.
Me një sinjal simbolik nisjeje, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, shpalli zyrtarisht hapjen e skenës.
Ai u shpreh se Eurovisioni tregon diversitetin e kontinentit evropian dhe identitetin e tij të pasur.
View this post on Instagram



