Osmani i quan dezinformata pretendimet se po i viziton qytetarët vetëm tash (video)

30 prill 2026 | 11:57

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur zërave se ajo vetëm tash në këtë kohë ka nisur t’i vizitojë qytetarët.

Por, Osmani me anë të një videoje ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Ajo ka deklaruar se gjatë mandatit të saj si presidente, ka vizituar çdo pëllëmbë të vendit.

“Meqenëse ka njerëz brenda politikës se pse po i takoj qytetarët këto ditë, e disa madje dezinformojnë se nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta”.

“Gjatë 5 viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, shkolla e kopshte, në spitale e në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë dhe po… edhe në Shoqatën e Zjarrfikësve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se “bazamenti im më i fortë i angazhimit tim do të mbetet lidhja me qytetarët, sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm”.

“Shihemi në komunën e radhës”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e perspektivës në vend ka bërë që përqindje e…