Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdhe nuk e kursejnë as jetën
30 prill 2026
| 12:03
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka bërë homazhe sot në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra.
Hamza ka thënë se Kodra dhe bashkë luftëtarët e tij ishin njerëz të mëdhenj që nuk e kursyen as jetën për liri dhe për atdhe.
“Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin, falënderimin deri në përulje për heroin e kombit, Ilaz Kodra, me bashkëluftëtarët e tij, me dëshmorët që e dhanë jetën që dhanë jetën për liri që na sot e gëzojmë. Mirënjohës përjetë”.
“Kanë qenë njerëz të mëdhenj dhe njerëzit e mëdhenj, për lirinë dhe për atdheun nuk e kursejnë as jetën. Respekt dhe falënderim i përjetshëm për heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Hamza.



