Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave
30 prill 2026
| 14:34
Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit,përmbyllet muaji me shpërndarjen e 90-të shportave të mbeturinave për qytetarët e Komunës sonë,të cilët gjatë kësaj periudhe aplikuan në Drjetori.
Qëllimi jonë është redukrimi i hedhjes së mbeturinave në hapësira publike, rritjen e ndërgjegjësimit për mbajtjen pastër të lagjeve tona, që do të rezultojë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më të përshtatshëm për jetesë.
Drejtoresha e Mbrojtjes së Mjedisit, Arjeta Beqiri Hyseni, potencoi se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi, ndërsa po bëhet edhe evidentimi i zonave më të ndotura me qëllim të krijimit të politikave që do të implementohen për menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave.



