Hamza pas takimit me Haxhiun për datën e zgjedhjeve: Shumica e përfaqësuesve politikë ishin për 7 qershorin
30 prill 2026
| 15:37
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.
Megjithatë, ai ka thënë se PDK-ja do ta respektojë cilëndo datë kushtetuese.
“Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. PDK-ja është gati për zgjedhje”, ka thënë Hamza.



