Dukagjini triumfon ndaj Ferizajt

30 prill 2026 | 17:09

Dukagjini ka shënuar fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota falë fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës.

Hekuran Berisha me një supergol e zhbllokoi epërsinë pas 38 minutave lojë.

Ferizaj kishte dy mundësi të mira për ta barazuar rezultatin, mirëpo nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Ndërsa, fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca (51’).

E tëra që bëri Ferizaj ishte goli i nderit falë Betim Haxhimusës (90’).

Dukagjini me këtë fitore renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj zë pozitën e nëntë me 33 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani nuk është dorëzuar ende në garën për titull kampion,…