Hamza: Brenda listës së PDK-së do të ketë risi
30 prill 2026
| 17:16
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë me dije se lista zgjedhore e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit do të përfshijë emra dhe figura të reja.
Hamza ka folur para medieve pasi është pyetur nëse pjesë e listës do të jetë edhe Fatmir Limaj me bashkëpunëtorët e tij nga Nisma Socialdemokrate.
“PDK-ja do të garojë në zgjedhje si PDK dhe me listën e saj. Brenda listës sigurisht që do të ketë risi, emra dhe figura të tjera”, ka thënë Hamza.



