‘Jemi lodhë: Parlament-Qeveri, të kujt jeni?’, protestojnë punëtorët e sektorit privat

01 maj 2026 | 10:32

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka filluar protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera, raporton “EkonomiaOnline”.

Protesta do të vazhdojë deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company vazhdon të dëshmojë se kujdesi për njerëzit është…